Ka filluar mbajtja e Mësim-Besimit për Fëmijë në xhaminë e Pergut

Të nderuar prindër,
Me kënaqësi ju njoftojmë se tash më kemi filluar me mësim-besimi për fëmijët në xhaminë tonë. Ky aktivitet zhvillohet me qëllim që fëmijët tanë të mësojnë bazat e fesë, leximin e Kur’anit, vlerat morale dhe dashurinë për dijen në një ambient të ngrohtë e të sigurt.

Orari: çdo të diel
Ora: 11:00 gjate kohës verore dhe 10:00 gjatë kohës dimërore.
Mosha: për të gjitha grupmoshat.

Ftojmë me zemër të gjithë prindërit që të sjellin fëmijët e tyre, në mënyrë që së bashku të ndërtojmë një gjeneratë me dije dhe vlera të shëndosha.

Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në:
📞 0660 699 50 1