Alles Lob gebührt Allah, dem Herrn aller Welten. Sein Friede und Seine Barmherzigkeit seien über unseren Propheten Muhammad, über seine Familie, seine Gefährten und alle, die seinem Weg folgen bis zum Jüngsten Tag.
Geehrte Gemeindemitglieder!
In unserem alltäglichen Leben sind wir umgeben von Herausforderungen, die unsere Standhaftigkeit auf dem geraden Weg auf die Probe stellen. Der Ramadan war Antrieb und Wiederbelebung des Herzens. Aber nun brauchen wir Istikāma – Standhaftigkeit, Kontinuität im Gehorsam und in der Hingabe gegenüber Allah, auch wenn der Ramadan vorüber ist. Denn wenn auch der Ramadan zu Ende ist – der Herr des Ramadans bleibt gegenwärtig. Wir beten nicht den Ramadan an, sondern den Herrn, der diesen Monat wertvoll gemacht hat, damit wir in ihm wirken.
Allah der Erhabene sagt:
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ
„Gewiss, diejenigen, die sagen: ‚Unser Herr ist Allah‘ und dann standhaft bleiben – auf sie kommen die Engel herab (und sagen): ‚Fürchtet euch nicht und seid nicht traurig, sondern freut euch über das Paradies, das euch versprochen wurde.‘“
(Sure Fusṣilat: 30)
Dies ist die Belohnung für jene, die unbeirrt auf dem Weg Allahs bleiben – innere Ruhe im Diesseits und Erlösung im Jenseits.
Als der Prophet ﷺ einmal um eine so umfassende Ratschlag gefragt wurde, dass man nach ihr niemanden mehr fragen müsse, sagte er seinen Gefährten:
„Sprich: ‚Ich glaube an Allah!‘ – und sei dann standhaft!“ (Muslim)
Das ist der klarste und sicherste Weg: zu glauben – und treu zu bleiben. Abū Bakr (möge Allah mit ihm zufrieden sein) beschrieb Standhaftigkeit im Glauben so: „Standhaft zu bleiben im Handeln, so wie man es im Wort ist.“ Und ʿUmar (möge Allah mit ihm zufrieden sein) sagte: „Standhaft zu sein bedeutet, aufrichtig und geradlinig zu handeln, und nicht listig und verschlagen wie die Füchse.“
Doch wie erreicht man Istikāma?
- Durch ständiges Bittgebet (Duʿāʼ) und das Ersuchen um Allahs Hilfe, standhaft zu bleiben. Wir dürfen nicht vergessen, dass Allah allein es war, der uns die Möglichkeit gab, gottesdienstlich zu handeln – und dass es nicht allein auf unsere Kraft ankommt. Deshalb müssen wir Ihn immer wieder um Hilfe und Beistand auf diesem Weg bitten. Der Prophet ﷺ bat Allah:
فَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ
„Überlasse mich nicht mir selbst – nicht einmal für den Augenblick eines Blinzelns.“ - Durch Einsatz und Engagement, denn Standhaftigkeit und Stabilität entstehen nicht, wenn man entspannt im Bett liegt und sich mit belanglosen Dingen zufriedengibt. Sie entsteht durch ständiges Bemühen, Entschlossenheit und Geduld im Kampf gegen Trägheit, Begierden, den Satan und jede andere negative Einflüsterung. Nur auf diese Weise erlangen wir auch Allahs Hilfe und Unterstützung. Er sagt im Qur’an:
„Diejenigen, die sich für Uns bemühen – Wir werden sie gewiss auf Unseren Wegen leiten. Und wahrlich, Allah ist mit denen, die Gutes tun.“ (Al-ʿAnkabūt: 69) - Das Diesseits ist nicht für Bequemlichkeit, sondern für Einsatz und Mühe. Imām Aḥmad (möge Allah ihm barmherzig sein) wurde gefragt:
„Wann findet der Mensch die Süße der Ruhe?“
Und er sagte:
„Wenn er seinen Fuß ins Paradies gesetzt hat.“ - Durch gute Gesellschaft, die uns unterstützt und uns an Allah erinnert. Sie ist einer der wichtigsten Faktoren, um Standhaftigkeit zu bewahren. Wer sich mit rechtschaffenen Menschen umgibt, wird motiviert und gestützt. Die Einsamkeit aber ist gefährlich. Deshalb fällt es im Ramadan auch leichter, gottesdienstlich zu sein – weil viele Gläubige um uns herum das Gleiche tun. Deswegen ist es wichtig, sich mit jenen zu umgeben, die den Weg Allahs gehen.
- Durch regelmäßiges Lesen des Qur’an, der das Herz erleuchtet.
- Durch Kontinuität in guten Taten, selbst wenn sie klein sind.
- Durch Achtsamkeit gegenüber Sünden, damit unsere Standhaftigkeit nicht verlorengeht.
Liebe Gemeindemitglieder,
Viele Menschen blühen spirituell im Ramadan auf – und verlöschen unmittelbar danach. Das ist ein Zeichen von fehlender Istikāma. Wir wollen zu jenen gehören, die fortfahren, nicht aufgeben und nicht wanken.
Wenn du Sünden begehst – bereue und kehre zurück. Wenn du dich schwach fühlst – bitte Allah um Hilfe. Wichtig ist, dass du nicht stehen bleibst, sondern weitergehst auf dem geraden Weg.
Wir bitten Allah, uns standhaft zu machen in unseren Worten, unseren Taten und in unseren Herzen!
O Allah, stärke uns auf Deinem Weg – gib uns Erfolg im Diesseits und im Jenseits!
AL: Hutbeja 3: Forca e Istikames – Qëndrueshmërisë në rrugën e drejtë
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjithë botëve. Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të nderuar xhematlinjë!
Në jetën tonë të përditshme, jemi të rrethuar me sfida që na sprovojnë qëndrueshmërinë tonë në rrugën e drejtë. Ramazani ishte nxitje dhe ringjallje e zemrës. Por tani, na duhet istikame – qëndrueshmëri, vazhdimësi në bindje dhe përkushtim ndaj Allahut, edhe kur Ramazani kalon, ngase nëse Ramazani ka përfunduar Zoti i Ramazanit është prezent. Kështu që ne nuk e adhurojmë Ramazanin por Zotin që e ka bërë këtë muaj të vlefshëm për të vepruar ne.
Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ
“Vërtet, ata që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu’ e pastaj qëndrojnë të vendosur (marrin istikame), zbresin mbi ta melekët (duke u thënë): ‘Mos u frikësoni, mos u pikëlloni dhe gëzohuni me xhenetin që ju është premtuar.’” (Fusilet: 30)
Ky është shpërblimi për ata që qëndrojnë të palëkundur në rrugën e Zotit – qetësi në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër.
Ndërsa kur Pejgamberi a.s. u pyet për një këshillë që nuk ka nevoj të pyetet dikush pas tij u tha shokëve të tij:
“Thuaj: ‘Besova në Allahun’, pastaj qëndro i drejtë!” (Muslimi)
Kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurtë: të besosh dhe të qëndrosh besnik. Ebu Bekri r.a. qëndrimin stabil në fe e përshkroi duke thënë: Të qëndrojsh stabil me vepra ashtu siç qëndron me fjalë. Kurse Omeri r.a. atë e përshkroi duke thënë: Të mos hilojsh ashtu siç hilojnë dhelprat.
Por si ta arrijmë istikamën?
- Me du’a të vazhdueshme, duke kërkuar ndihmën e Allahut për të qenë të qëndrueshëm. Nuk duhet harruar që Allahu është Ai i cili na ka dhënë mundësin për të kryer ibadetet dhe ajo nuk varet vetëm nga fuqia jonë për këtë arsye vazhdimisht duhet t’i lutemi Atij për ndihmë dhe përkrahje në këtë rrugë. Në këtë aspekt Pejgamberi a.s. i është lutur Allahut që për asnjë moment mos ta lenë të vetmuar:
فَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ
“Mos më lë (punën) në dorën time asnjëherë as për një moment sa çel e mshel syrin.” - Me angazhim, ngase qëndrueshmëria dhe stabiliteti nuk realizohen duke qëndruar shtrirë në shtrat e duke u vetëkënaqur me gjëra të parëndësishme, por ajo realizohet duke u angazhuar vazhdimisht, duke qënë i vendosur, duke qënë i durueshëm për t’ju dalë përballë përtacisë, epsheve, djallit dhe çdo nxitjeje tjetër negative. Pra vetëm në këtë formë do ta fitojmë edhe ndihmën dhe përkrahjen e Allahut të Lartësuar. Ai thotë në Kur’an:
“Ata që angazhohen për Ne, Ne do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë dhe se Allahu qëndron në krahun e bëmirësve.” (El-Ankebut: 69) - Jeta e kësaj bote nuk është për rahati por ajo është për angazhim. Është pyetur Imam Ahmedi r.a.:
“Kur e gjenë njeriu shijen e rehatisë?” – Ka thënë:
“Kur ta vendosë këmbën e tij në Xhenet.” - Me shoqëri të mirë, që të ndihmojnë dhe të përkujtojnë për Allahun. Ajo e cila më shumë të ndihmon të qëndrosh stabil është shoqërimi i njerëzve të mirë që janë shembull, kurse ajo që më shumë rrezikon është vetmija. Për këtë arsye edhe ibadetet në Ramazan janë më të lehta sepse ato kryhen nga shumë besimtarë të devotshëm. Për këtë arsye është me rëndësi të shoqërohemi me njerëz që ndjekin rrugën e Allahut të Lartësuar.
- Me lexim të rregullt të Kur’anit, i cili është dritë për zemrat tona.
- Me vazhdimësi në veprat e mira, edhe nëse janë të pakta.
- Me kujdes në mëkate, që mos të humbasim qëndrueshmërinë tonë.
Xhematlinjë të dashur,
Shumë njerëz ndizen shpirtërisht në Ramazan, por shuhen menjëherë pas tij. Kjo është mungesë istikameje. Ne duam të jemi nga ata që vazhdojnë, nuk dorëzohen dhe nuk lëkunden.
Nëse bën mëkate, pendohu dhe kthehu. Nëse ndihesh i dobët, kërko ndihmë te Allahu. Rëndësi ka të mos ndalesh, të ecësh përpara në rrugën e drejtë.
Lusim Allahun të na bëjë të qëndrueshëm në fjalë, në vepra dhe në zemrat tona!
Allahu na forcoftë në rrugën e Tij, dhe na dhashtë suksese si në këtë botë, poashtu edhe në botën tjetër!
