DE: Freitagspredigt 2: Das Gebet – Unsere tägliche Verbindung zu Allah, dem Erhabenen

Alles Lob gebührt Allah, dem Herrn der Welten. Ihn allein beten wir an und Ihn allein bitten wir um Hilfe und Vergebung. Wir bezeugen, dass niemand mit Recht angebetet werden darf außer Ihm und dass Muhammad ﷺ Sein Diener und Gesandter ist.

Liebe gläubige Brüder!

Heute sprechen wir über das Thema:

Das Gebet – unsere tägliche Verbindung zu Allah, dem Erhabenen

Das Gebet ist die Säule unseres Glaubens, unsere tägliche Verbindung mit dem Erhabenen. Es ist unser ständiger Kontakt mit Dem, der uns erschaffen und versorgt hat. Der Ramadan hat uns Hingabe im Gebet gelehrt – viele von uns beteten im Gemeinschaftsgebet, verrichteten Nachtgebete, und stärkten ihre Bindung zu Allah.

Doch: Werden wir in diesem Rhythmus weitermachen, jetzt wo der Ramadan vorbei ist?

Allah sagt im Qur’an:
وَأَقِمِ الصَّلَاةَ ۖ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ
„Das Gebet hält von Schändlichem und Unrecht ab.“ (Sure Al-Ankebut: 45)

Das Gebet ist nicht nur Ritual, sondern Erziehung, Reinigung, Erinnerung. Es ist der Schlüssel zum Erfolg – Schutz vor schlechten Taten und ein Reisepass fürs Jenseits.

Der Prophet ﷺ sagte:
إِنَّ أَوَّلَ مَا يُحَاسَبُ بِهِ الْعَبْدُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنْ عَمَلِهِ صَلَاتُهُ فَإِنْ صَلُحَتْ فَقَدْ أَفْلَحَ وَأَنْجَحَ
„Das Erste, worüber der Diener am Tag des Gerichts zur Rechenschaft gezogen wird, ist sein Gebet. Wenn es in Ordnung ist, hat er Erfolg.“ (Tirmidhī)

Nach dem Ramadan sollten wir Folgendes beschließen:

  • So oft wie möglich im Gemeinschaftsgebet beten – dafür gibt es 27-fache Belohnung.
  • Das Gebet nicht aufschieben, sondern rechtzeitig verrichten.
  • Mit Hingabe (Khushu‘) beten, denn Allah sagt:
    „Wehe denen, die beten, aber nachlässig sind.“ (Sure Al-Ma’un)
  • Unsere Kinder und Familien zum Gebet anleiten, wie Allah befiehlt:
    „Befiehl deiner Familie das Gebet, und sei selbst standhaft darin.“ (Taha: 132)

Liebe Brüder, verliert dieses Geschenk nicht. Das Gebet ist Licht in dieser Welt und Rettung im Jenseits.

Wir bitten Allah, uns zu jenen zu machen, die mit Hingabe beten, das Gebet lieben und der Verbindung zu Ihm treu bleiben.

Möge Allah uns Güte und Ruhe in unsere Herzen geben!
Möge Er unsere Gottesdienste und Bittgebete annehmen, uns Leben und Gesundheit schenken, damit wir uns in diesem Leben einsetzen und auch den Lohn des Jenseits erreichen.


AL: Hutbeja 2: Namazi – lidhja jonë e përditshme me Allahun e Lartësuar

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmojmë se nuk ka të adhuruar tjetër meritor përveç Tij dhe se Muhamedi ﷺ është robi dhe i Dërguari i Tij.

Të dashur vëllëzër besimtarë!

Sot do të flasim rrethë temës:

Namazi – lidhja jonë e përditshme me Allahun e Lartësuar

Namazi është shtylla e fesë sonë, ai është lidhja jonë e përditshme me Zotin e Madhëruar. Është kontakti ynë i përhershëm me Atë që na krijoi dhe na furnizon. Ramazani na mësoi përkushtim në namaz – shumë prej nesh u falën me xhemat, qëndruan gjatë në namaz nate, dhe u lidhën më ngushtë me Allahun xh.sh.

Mirëpo a do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe tani që Ramazani ka kaluar?

Allahu thotë në Kur’an:
وَأَقِمِ الصَّلَاةَ ۖ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ
“Me të vërtetë, namazi e ndalon njeriun nga të këqijat dhe veprat e shëmtuara.” (El-Ankebut: 45)

Pra, namazi nuk është vetëm ritual. Ai është edukim, pastrim, përkujtim. Ai është çelësi i suksesit. Prandaj, të kujdesemi për namazin tonë, sepse atë e kemi sistem mbrojtës nga veprat e liga dhe të shëmtuara në jetën e kësaj bote, kurse një dokument udhëtimi (pasaport) për në botën tjetër.

Pejgamberi a.s. ka thënë:
إِنَّ أَوَّلَ مَا يُحَاسَبُ بِهِ الْعَبْدُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنْ عَمَلِهِ صَلَاتُهُ فَإِنْ صَلُحَتْ فَقَدْ أَفْلَحَ وَأَنْجَحَ
“Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi në Ditën e Gjykimit është namazi. Nëse ai është në rregull, atëherë suksesi është i tij.” (Tirmidhiu)

Kështu që le të reflektojmë dhe të marrim disa vendime pas Ramazanit:

  • Të falemi me xhemat sa herë që mundemi, ngase shpërblehet 27 herë më shumë.
  • Të mos e vonojmë namazin, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Namazi në fillimin e kohës së tij.”
  • Të edukohemi për përkushtimin në namaz (hushu), sepse Allahu thotë:
    “Mjerë për ata që falen (namazin), e të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (Maun)
  • Të mësojmë fëmijët dhe familjarët, siç urdhëron Allahu:
    “Urdhëroje familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë.” (Taha: 132)

Vëllezër të dashur, mos e humbasim këtë dhuratë. Namazi është dritë në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër.

Lusim Allahun të na bëjë prej atyre që falen me përkushtim, që e duan namazin, dhe që i qëndrojnë besnikë lidhjes me Të.

Allahu na dhashtë mirësi dhe qetësi në zemrat tona! Na i pranoft ibadetet dhe lutjet tona, na dhashtë jetë dhe shëndet për t’u angazhuar në jetën e kësaj bote dhe për ta fituar edhe shpërblimin e botës tjetër.